Aksidentohen turistët italianë në Sarandë

1 year ago 34
Reklamë

Një tjetër aksident është shënuar në Sarandë ku dy turistë italianë kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër ku mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetasit e huaj.

Mjeti tip “Wolksvagen” me drejtues 19-vjeçarin, Orest Zhgabi është përplasur me motorin i cili drejtohej nga italiani Giorgo Vania, 24 vjec. Si pasojë është plagosur edhe pasagjerja, Maria Pedroni 25-vjeçe.

Brenda pak ditësh ky është aksidenti i dytë në këtë qytet ku viktimë ose të lënduar kanë mbetur turistët italianë. Në orët e para të mëngjesit të 24 gushtit në rrugën Sarandë-Ksamil, dy italianët Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën pasi u përplasën nga një mjet tip Benz.

Makina drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sipas policisë mjeti i preu rrugën motorit të turistëve të cilët ndërruan jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda.

Read Entire Article