Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, është duke u zhvilluar aksion për dyshimet e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.
Deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar të përfshirë në këtë rast.
Po ashtu, aksioni po zhvillohet edhe në banesën dhe lokalin e një biznesmeni që dyshohet se është i përfshirë. Dyshohet se bëhet fjalë për “Aferën Vaji” të raportuar nga mediat kosovare.
MINT ka porositur vaj në Poloni për rezerva shtetërore dhe ka kryer pagesën, por nuk e ka marrë mallin.
Top Channel