Aktivizohet vatër e re zjarri në Berat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

11 months ago 19
Reklamë

Një zjarr ka rënë në kodrat e Mimiasit, në Berat. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka marrë shtrirje, i favorizuar nga era e fortë. Në zonë kanë shkuar, pas njoftimit të marrë, grupi i shërbimit me 7 efektivë të Repartit të Zjarrfikësve Berat dhe 3 mjete, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri më tani është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit pasi rrezikohej përhapja e tij drejt fshatit Mimias. Ndërkohë që efektivët zjarrfikës po punojnë për izolimin përfundimtar të vatrës së zjarrit, konfirmohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm.

Në zonë kanë shkuar edhe efektivë policie, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra.

Read Entire Article