Aktori i njohur sulmohet në shtëpinë e tij nga fqinja

8 months ago 21
Reklamë
21:58 23/12/2023

Aktori i njohur Charlie Sheen është sulmuar nga një fqinje në shtëpinë e tij. Siç raportojnë mediat, Sheen nuk mbeti i lënduar rëndë nga sulmi, që u ndërmor nga 47-vjeçarja Eletra Schrock.

Ajo trokiti në derën e shtëpisë së tij në Malibu. Pasi aktori hapi derën ajo tentoi që ta mbyste yllin e kinemasë, madje i ka grisur edhe bluzën.

47-vjeçarja u vu më vonë në pranga nga policia. Deri më tani nuk dihen arsyet pse gruaja sulmoi aktorin e njohur. Ajo jetonte në Malibu në një apartament në të njëjtën rrugë me aktorin.

Charlie Sheen njihet më së shumti me serialin “Two and a Half Man”, por ka marrë pjesë edhe në shumë filma të tjerë të njohur.

Ai është arrestuar gjithashtu disa herë e këtu përfshihet edhe akuza se sulmoi në vitin 1996 të dashurën Brittany Ashland.

Po ashtu ai e ka bërë publike betejën e tij me abuzimin me substancat./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article