Aktori i “Walking Dead”, Erik Jensen diagnostikohet me kancer

11 months ago 35

Erik Jensen, një aktor që luajti në sezonin e pestë të “The Walking Dead”, diagnostikohet me kancer në fazën e katërt.

Familja e tij e zbuloi lajmin në një postim në GoFundMe: “Pasi i mbijetoi një aneurizmi të trurit vetëm një vit e gjysmë më parë, i dashuri ynë Erik Jensen sapo u diagnostikua me kancer kolorektal në fazën IV”.

“Kanceri ka metastazuar në mëlçi, por Eriku është i ri dhe i fortë (duke prerë një film gjatë kimioterapisë, duke punuar me kohë të plotë si regjisor dhe shkrimtar) dhe mjekët e tij mendojnë se kanë një mundësi për t’i zvogëluar tumoret mjaftueshëm për të bërë dy operacione shumë të mëdha dhe për t’i nxjerrë të gjitha”, thuhet më tej.

Foto: Getty Images

“Ai mund t’ia dalë, por Eriku dhe familja e tij janë në luftën e jetës së tyre dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj”.

Në mënyrë të veçantë, për shkak të goditjeve të dyfishta të Hollywoodit dhe aneurizmës së mëparshme të Jensen, familja e tij – e cila përfshin gruan Jessica dhe vajzën 13-vjeçare Sadie – shpresojnë të mbledhin 300 mijë euro për të përballuar vitin e ardhshëm, për të paguar trajtimin për të luftuar kancerin e tij.

Foto: Getty Images

Kasti dhe anëtarët e ekipit të “Walking Dead” po mblidhen rreth Jensen, duke ndarë faqen GoFundMe dhe mesazhe mbështetjeje.

Përveç rolit të tij në TWD, këngët e tjera televizive të Jensen përfshijnë “For Life dhe The Equalizer”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Read Entire Article