Aktorja e famshme turke martohet me futbollistin Yusuf Yazici

3 months ago 7
Reklamë

Aktorja e famshme turke, Melisa Asli Pamuk, u martua fshehurazi me sulmuesin anësor të Lille dhe Turqisë, Yusuf Yazici.

Se çifti i famshëm u martua u bë e qartë pasi Pamuk ndryshoi mbiemrin.

Aktorja e njohur i ka habitur të gjithë duke ndryshuar mbiemrin në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Më pas, bukuroshja ka ndarë edhe disa fotografi nga ceremonia e dasmës.

Vëmendjen tërhoqi edhe dhurata prej një milion dollarësh që Yusuf i bëri gruas së tij për martesë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i futbollit bleu një shtëpi me pamje nga deti në Nice për 1.5 milionë euro si dhuratë martese.

Melisa e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 13-vjeçare me një film në Holandë.

Pamuk ishte ‘Miss Turqia’ në konkursin e ‘Miss Turqisë’ të mbajtur në vitin 2011.

Më pas vendosi të aktrojë, ajo njihet më shumë për rolin në serialin “Kara sevda”. /Telegrafi/

Read Entire Article