Aktorja e njohur ndan “përvjetorin” e veçantë me ndjekësit: 25 vite e pastër! Më në fund jam e qetë

7 months ago 15
Reklamë
09:27 06/02/2024

Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka ndarë në Instagramin e saj një moment shumë të rëndësishëm për të.

“25 vite e pastër. Brenda meje tashmë ka një ndjenjë qetësie, paqeje, qëllimi…Nuk jam vetëm, ka plot të tjerë që kanë ndarë të njëjtin shqetësim. Për të gjithë ata që ende luftojnë me varësinë, kujtoni se ka njerëz që mund të kujdesen për ju. Jemi bashkë!”, shkruan aktorja.


Jamie ka plot 25 vite larg abuzimit me opioidet. Vite më parë ajo i kishte cilësuar këto qetësues si “një demon i brendshëm që duhet luftuar”. “Unë jam me fat. Nuk mora vendime për të cilat mund të pendohesha gjithë jetën, nën ndikimin e tyre. Në burg ka gra të cilave u është shkatërruar jeta nga droga dhe alkooli. Jo sepse ato janë kriminele të dhunshme, jo sepse janë njerëz të tmerrshëm, por janë të varur. Jam tepër me fat që nuk ishte kjo rruga ime”, është shprehur ajo më herët.

Në foton e postuar së fundmi, ajo mban në dorë një unazë ku shkruhet “JLC TWENTY FIVE”.

Opioidet janë ilaçe të formuluara për të përsëritur tiparet e edukimit të dhimbjes së opiumit. Ato përfshijnë qetësuesin ligjor si morfina, oksikodonin ose hidrokodonin e përshkruar nga mjekët për dhimbje akute ose kronike, si dhe ilaçe të paligjshme si heroina ose fentanil i bërë në mënyrë të paligjshme.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë janë opioidet sintetike, kryesisht fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina. Zyrtarët e zbatimit të ligjit thotë se fentanili i paligjshëm prodhohet me çmim të ulët nga kimikatet që vijnë kryesisht nga Kina, trafikohen përmes Meksikës dhe më pas kontrabandohen në Shtetet e Bashkuara./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article