Aktorja Gal Gadot flet për filmin “Heart of Stone”

1 year ago 39
Reklamë
22:55 10/08/2023

Filmi i ri do të shfaqet për publikun me 11 Gusht

Aktorja Gal Gadot ka folur për filmin më të ri në të cilin ajo luan, të titulluar ‘Heart of Stone’.

E njohur për rolin e saj kryesor si Wonder Woman, Gadot luan një agjente të inteligjencës amerikane e quajtur Rachel Stone.

Ajo është pjesë e një grupi spiunësh elitarë të njohur si Charter të cilët kanë përgjegjësi të ruajnë rendin botëror.

Gadot thotë se është përpjekur të japë më të mirën e saj në këtë rol.

Ajo është një agjente kaq e talentuar, por për mua ishte shumë e rëndësishme të tregoja edhe papërsosmëritë e saj, të tregoja momentet kur ajo është e pasigurt, kur nuk e di se cila është gjëja e duhur për të bërë.”

Pjesë e kastit është edhe ylli i Bollivudit Alia Bhat që për të do të jetë hera e parë që debuton në një film amerikan.

‘Heart of Stone” shfaqet për publikun më 11 Gusht.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article