Aktorja Halle Bailey në pritje të ëmbël?

11 months ago 27
Reklamë
13:31 18/10/2023

Mediat e huaja aludojnë se 23-vjeçarja planifikon të krijojë familje me të dashurin

Halle Bailey dhe i dashuri i saj kanë ndezur thashethemet se ata po krijojnë një familje së bashku.

Aktorja e filmit ‘Sirena e Vogël’ ka postuar së fundmi në rrjetet sociale foto ku shihet e veshur me rroba të gjera.

Nuk është vetëm kjo foto e fundit e aktores që ka marrë vëmendjen e fansave, por edhe foto të tjera të siguruara nga paparacët që kanë shtuar dyshimet tek fansat.

Aktorja Halle Bailey muzikanti, Darryl Dwayne kanë qenë së bashku për rreth një vit e gjysmë.

Në Mars të këtij viti dyshja konfirmuan lidhjen e tyre kur artisti e uroi me fjalë të ndjera me rastin e ditëlindjes së aktores.

Që atëherë, ata shpesh janë shfaqur në praninë e njëri-tjetrit në dalje të shumta publike.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article