Aktorja Hunter Schafer arrestohet gjatë protestave pro-palestineze në New York

7 months ago 16

Rreth 50 protestues pro-palestinezë u arrestuan në New York në fillim të kësaj jave, sipas grupit protestues “Voice of Peace”, i cili organizoi protestat.

Aktorja Hunter Schafer, e njohur më së shumti për rolin e saj si Jules në serialin “Euphoria”, ishte pjesë e grupit të protestës dhe u arrestua.

Ajo është fotografuar e veshur me një bluzë me shkrimin “Ceasefire now”.

Hunter Schafer was one of the 50 people arrested for protesting in support of Palestine with the Jewish Voice For Peace organization in New York.

The group took over the 30 Rockefeller Center to disrupt President’s Biden appearance on The Late Night Show with Seth Meyers. pic.twitter.com/a5kI0KiPAF

— Pop Base (@PopBase) February 28, 2024

“Hunter u arrestua në një protestë me 50 persona të tjerë. Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë dhe drejtësinë palestineze”, tha një zëdhënës i grupit.

Ajo ende nuk ka komentuar për arrestimin.

hunter schafer advocating for peace at “jewish voice for peace” in new york city minutes before being arrested.
pic.twitter.com/qkhPKNj9HV

— Mahatma Gandhi (Parody) (@GandhiAOC) February 28, 2024

Protestuesit u ulën në hollin e Rockefeller Center dhe anëtarët e grupit mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim.

Hunter është një aktore, modele dhe aktiviste 25-vjeçare për të drejtat LGBT.

Ajo arriti famë me rolin e Jules në “Euphoria”, për të cilën mori nominime të shumta. /Telegrafi/

Read Entire Article