Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri – por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

4 months ago 13
Reklamë

Kur mendoni për aktoren më të pasur në botë, ndoshta ju vijnë në mendje emra të njohur si Julia Roberts, Sandra Bullock, Angelina Jolie ose Jennifer Aniston, por ka shumë gjasa që nuk keni dëgjuar kurrë emrin e aktorit më të pasur në botë.

Kjo titull i takon aktores amerikane Jami Gertz, të cilës vlera neto i vlerësohet në 3.2 miliardë dollarë (2.9 milionë euro). Nëse po pyeteni se kush është, s’jeni vetëm pasi duket se njerëzit nuk mund të ma mbajnë mend atë.

Ylli 58-vjeçar ka filluar karrierën e saj në vitin 1981 me një rol në filmin “Endless Love” dhe që atëherë është shfaqur në shumë filma, duke përfshirë: “The Lost Boys,” “Twister,” “The Crossroads,” “Less Than Zero,” “Quicksilver” dhe “Sixteen Candles”.

Gjithashtu, ajo është shfaqur në seria të njohura si “Seinfeld,” “The Neighbours,” “Modern Family” dhe “This is Us,” dhe së fundmi ka luajtur në filmin “I Want You Back” të vitit 2022. Gjatë viteve të fundit, ajo rrallë është shfaqur në ekran.

Foto: Getty Images

Megjithatë, pasuria e saj nuk është akumuluar vetëm falë karrierës së saj si aktore. Ajo është e martuar me miliarderin dhe investitorin Tony Ressler, me të cilin është bashkëpronare e ekipit të NBA-së, Atlanta Hawks.

Ata kanë katër fëmijë, dhe interesante është se kur u martuan në vitet ’80, Jami ishte ajo që mbante familjen për shkak se kompania e bashkëshortit të saj dështoi, por më vonë ai u rikuperua dhe fitoi miliarda. Në fakt, aktorja zyrtarisht më e pasur në botë është ylli i Hollywood-it Dina Merrill, pasuria e së cilës është vlerësuar në 5 miliardë dollarë (4.6 miliardë euro).

Merrill ndërroi jetë në vitin 2017, që e bën Jami-n aktoren më të pasur në botë. /Telegrafi/

Read Entire Article