Aktorja me famë botërore Taraji Henson shfaqet me kreacion të stilistes shqiptare Vlora Mustafa

10 months ago 24

Stilistja Vlora Mustafa ka sjell bashkëpunimin e radhës me aktoren e njohur botërore Taraji Henson.

Fustani skenik i Vlora Mustafës mori vemëndje nga të pranishmit dhe mediat, në eventin “The Color Purple”, në Los Angeles.

Vetë aktorja Taraji ishte e mahnitur me fustanin që kishte veshur dhe nuk ka hezituar ta inçezoj në detaje dhe ta shpërndaj nga faqja në Instagram.

Taraji Henson është aktore e cila ka luajtur në shumë shfaqje televizive, filma , seriale si: “Baby Boy” ; “Hustle & Flow “ ; “Empire” ; “Hidden Figures”; “Acrimony” ; “The WB’s”; Fox House”; “Curious Case of Benjamin Button”, të David Fincher-it, për të cilin ajo mori një nominim për çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

Taraji Henson është aktore e vlersuar dhe shpërblyer kryesisht me kritika brilante dhe me çmime të ndryshme.

Vlen të përmendet çmimi “Golden Globe” dhe nominimi që mori për “Primetime Emmy Awards”.

Në vitin 2016, Time e emëroi Henson një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Më vonë atë vit, ajo lëshoi ​​një autobiografi më të shitur të New York Times të titulluar Around the Way Girl.

Suksesi i radhës i stilistës Vlora Mustafa vjen me aktorën amerikane Taraji Henson në tapetin e kuq në Premieren e filmit The Color Purple prodhim i vitit 2023!

Read Entire Article