Akuza për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Vuçiç: U promovua Shqipëria e madhe, skandal

1 year ago 26
Reklamë

Vizita e kryeministrit, Albin Kurti disa ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar shqetësime në Shkup dhe Beograd.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka reaguar këtë të dielë duke thënë se theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste gjatë vizitës së Kurtit paraqet ndezje të urrejtjes e jotolerancës etnike.

Ai madje ka kërkuar nga autoritetet e vendit që të merren masa ligjore ndaj organizatorëve të aktiviteteve.

STEVO PENDAROVSKI

PRESIDENT I MAQEDONISE SE VERUT

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë e Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e disapozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëtor dhe flamujve e simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëjë thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara”

Në të njëjtën ditë ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vucic duke e cilësuar vizitën e Kurtit si skandal.

ALEKSANDËR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISË

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal mbi skandale. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saj, dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”

Kryeministri i Kosovës vzitoi Cairin dhe Tetovën të premten për përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi ndërsa u prit nga kryetarët e të dy komunave.

Gjatë vizitës, Kurti nuk u takua me përfaqësuesit e partive politike në pushtet, por u shoqërua nga liderët opozitarë.

Read Entire Article