Akuza të forta për sulm seksual, “BBC” nis hetimet ndaj aktorit

1 year ago 53
Reklamë
10:11 18/09/2023

“BBC”, “Channel 4” dhe një firmë produksioni po hetojnë akuzat mbi Russell Brand për sulm seksual ndaj 4 grave.

Komediani dhe aktori është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksual gjatë periudhës 2006-2013, të cilat ai i mohon.

Një hetim nga “The Sunday Times”, “The Times” dhe Channel 4 raporton për sjelljen e tij në punë dhe ndaj grave që përkojnë me të njëjtin hark kohor.

Brand ka punuar për “BBC” në vitet 2006-2008 si prezantues radioje. Agjencia mediatike ka njoftuar se po kryen një hetim të brendshëm, edhe pse thuhet se asnjë prej rasteve nuk ka ndodhur brenda ambienteve të saj apo Channel 4.

Një grua ka thënë se aktori e ka përdhunuar pa përdorur masa mbrojtëse teksa e kishte ngjeshur pas një muri. Ajo thotë se Brand u përpoq ta ndalonte derisa i tha se do të shkonte në tualet. Ajo shkoi në një qendër për të përdhunuarit në të njëjtën ditë, diçka që “Times” thotë se është verifikuar nga regjistrat mjekësorë.

Një tjetër grua në Mbretërinë e Bashkuar thotë se është sulmuar nga Brando kur ai ishte rreth të 30-ave ndërsa ajo ende 16 vjeçe.

Akuza e tretë vjen nga Los Anxhelesi nga ku një grua deklaron se është sulmuar seksualisht nga Brando gjatë kohës që punonte me të. Ajo kundërshtoi derisa ai e la të qetë por e kërcënoi se do të ndërmerrte veprime ligjore nëse do ta akuzonte.

Gruaja e katërt thotë se është sulmuar seksualisht nga aktori teksa ai ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me të.

Të premten, përpara se hetimi të publikohej, Brand postoi një video në rrjetet sociale ku mohonte akuzat. Ai tha se marrëdhëniet e tij ishin “absolutisht, gjithmonë konsensuale” dhe se beson që është viktimë e një “sulmi të koordinuar”.

Sa i përket akuzave për sjelljen e tij në vendin e punës, Russell Brand akuzohet se ka shfaqur një model kontrollues, abuziv dhe të papërshtatshëm./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article