Akuzat për abuzim seksual ndaj Russell Brand: Gruaja e tij shtatzënë i del në mbështetje

1 year ago 85
Reklamë

Gruaja shtatzënë e Russell Brandit, Laura Gallacher po i qëndron pranë, pas akuzave për përdhunim dhe sulme seksuale.

Gruaja shtatzënë e Brandit, Laura Gallacher thuhet se po qëndron në krah të tij mes akuzave për përdhunim dhe sulme seksuale, shkruan The Sun.

Komediani i turpëruar, 48-vjeçar, u akuzua këtë fundjavë për krime me më shumë gra, që raportohet se erdhën me akuza të reja.

“BBC” dhe “Channel 4” tani kanë nisur një hetim urgjent mbi akuzat, me policinë e vendit që kërkon nga çdo viktimë tjetër e mundshme të dalë përpara.

Brandi mohoi fuqishëm pretendimet në një video në YouTube, përpara se ato të bëheshin publike.

Dhe tani një shoqe e gruas Laura, 36-vjeçare, e cila fshiu Instagramin e saj përpara se akuzat të dilnin në dritë, ka pohuar se edhe ajo do t’i qëndrojë në krah atij.

Një mik tha për DailyMail: “Ajo që bëri Russelli ishte në të kaluarën, shumë përpara se ai dhe Laura të takoheshin.

“Sigurisht që nuk është e lehtë, por ata janë të vendosur ta kalojnë këtë.”

Brandi filloi të takohej me Laurën, të cilën e takoi për herë të parë kur ajo ishte 18-vjeçare, në vitin 2015 dhe çifti u martua në vitin 2017.

Ata kanë dy vajza, Mabelin dhe Peggyn, dhe Laura, e cila është motra e yllit televiziv Kirsty Gallacher, së fundmi ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Ajo nuk ka bërë asnjë koment publik për videon e bashkëshortit, apo pretendimet ndaj tij.

Ai këmbënguli se edhe pse ishte “i shthurur”, marrëdhëniet e tij kishin qenë gjithmonë konsensuale.

Tani, në vazhdën e pretendimeve, më shumë viktima të supozuara janë përpjekur të kontaktojnë “The Times” me më shumë akuza kundër yllit.

Brandi ishte goditur me akuza për sjellje kontrolluese, abuzive dhe grabitqare, të cilat nuk u hetuan, por thuhet se tani po kontrollohen rreptësisht./Telegrafi/

Read Entire Article