Akuzohen për terrorizëm, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 4 personave

9 months ago 11
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër katër të personave me inicialet M.M, A.V, D.P dhe M.V., të cilët dyshohet se kanë kryer vepër terroriste.

Ata akuzohen për sulm ndaj Komisionit Komunal Zgjedhor (KQZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit të kaluar.

Në mesin e të akuzuarve janë Millun Millenkoviq dhe Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, të cilët u arrestuan në fillim të këtij viti.

Prokuroria i akuzon ata për kryerjen e një sulmi me granata dore dhe shok-bomba në zyrat e KQZ-së “qëllim që të destabilizojnë, ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

“Si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë ndaj katër të dyshuarve.

Pantiq u arrestua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar si i dyshuari kryesor për një sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës në pjesën veriore.

Arrestimi tij prodhoi tensione në pjesën veriore. Qytetarët atje vendosën barrikada në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Barrikadat u hoqën pas disa javësh, por vetëm kur gjykata ia zëvendësoi Pantiqit, masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Më 14 qershor, Gjykata Themelore e Prishtinës ia shqiptoi masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviqit, një ditë pasi ai ishte arrestuar në Mitrovicë të Veriut.

Avokati i tij Nebojsha Vllajiq kishte thënë për Radion Evropa e Lirë asokohe se Millenkoviqi akuzohej për tri vepra penale: terrorizëm, ndryshimin e rendit kushtetues përmes dhunës dhe rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article