Al Hilal mposht Al Ahli

1 year ago 39
22:29 28/10/2023

18 herë kampionët e Arabisë Saudite fituan 3-1 pa yllin e ekipit Neymar, që është dëmtuar

Al-Hilal mposhti Al-Ahli me rezultatin 3-1 dhe vazhdon që të kryesojë Ligën Profesioniste Saudite në kuotën e 29 pikëve.

Kjo ishte fitorja e shtatë për “Valët e Kaltra” pavarësisht se nuk kishin të disponueshëm yllin e skuadrës, Neymar.

Braziliani ka këputur ligamentin në gjurin e majtë gjatë sfidës kualifikuese për Kupën e Botës, që Brazili pati ndaj Uruguait dhe nuk do të jetë i disponueshëm deri në përfundim të sezonit.

Vendasit kaluan në avantazh pas vetëm 1 minute falë Sergej Milinkoviç-Saviç. Aleksandar Mitroviç e çoi rezultatin në 2-0 në të 37’.

Në pjesën e dytë, Al-Ahli shkurtoi disavantazhin me anë të Alan Saint-Maximin.

Gjashtë mintua nga fundi i kohës së rregullt, një autogol nga Roger Ibanez vulosi fatin e sfidës.

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Mbreti Fahd” të Riadit ishin të pranishëm 50 mjë tifozë që festuan suksesin e 18 herë kampionëve të vendit.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article