Al Pacino do t’i paguajë të dashurës 29-vjeçare  mbi 30 mijë Dollarë në muaj për fëmijën e tyre

10 months ago 14
Reklamë
14:09 03/11/2023

Al Pacino do t’i paguajë të dashurës së tij Noor Alfallah mbi 30 mijë Dollarë në muaj për fëmijën, shkruan “Page Six”.

Një gjykatës i Los Anxhelesit e ka urdhëruar yllin e “Scarface” që t’i paguajë Alfallah 110.000 Dollarë paraprakisht përpara se të vijojë me pagesat mujore, përfshirë 13.000 Dollarë për një infermiere gjatë natës dhe shpenzimet mjekësore që nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.

Veç kësaj, ai duhet të depozitojë 15.000 Dollarë çdo vit në një fond për edukimin e të birit. 29-vjeçarja dhe 83-vjeçari do të ndajnë kujdestarinë, por aktori do të gëzojë kujdestari fizike primare.

Çifti nisi të takohej që prej periudhës së pandemisë, por lidhja u bë publike në Prill 2022. Në Maj 2023, doli lajmi se Alfallah ishte në muajin e tetë të shtatzënisë me fëmijën e saj të parë me Pacino, ndërsa për këtë të fundit ishtei katërti.

Një muaj më vonë, erdhi në jetë djali i tyre Roman. Pavarësisht faktit se janë çift, Alfallah kërkoi kujdestarinë e djalit në muaj Shtator për arsye që nuk janë bërë të ditura./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article