Alba nuk i ndal lotët në shtëpinë e BBVK: Lumbardhi më ka nxjerr keq në sy të publikut

11 months ago 9

Banorja shkodrane, Alba Vukaj, ka qenë kryefjala e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi në fillim ajo ishte e paqartë mes ndjenjave të saj për dy djemtë e shtëpisë: Lumbardhin dhe Azemin, por që përfundoi duke zgjedhur këtë të fundit.

Mu për këtë ajo pati disa debate me Lumbardhin gjatë spektaklit të së hënës, gjersa duke e kujtuar së fundmi atë situatë, ajo ka ‘shpërthyer’ në lot.

“Ai më ka nxjerr keq në sy të publikut”, i tha Alba-Vesës, gjersa ndodheshin bashkë në dhomën e makijazhit.

Më pas, duke e parë në gjendje të rënduar emocionale, ka qenë humoristi Gani Gërmia ai i cili është afruar dhe i ka dhënë një përqafim të ngrohtë mbështetës bukuroshes.

Përndryshe, këtë të premte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të largohet banori i radhës, që do të jetë personi më pak i votuar nga publiku.

Të nominuarit e kësaj jave janë: Meti Alshiqi, Ylli Dervishi (Buci), Ledi Vokshi, Gani Gërmia, Linda Halimi dhe Monika Salihu. /Telegrafi/

Read Entire Article