Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

11 months ago 34
Reklamë

Humoristi shqiptar, Albano Bogdo, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me rastin e Beatrix Ramosajt me një thënie të shkrimtarit Mark Twain.

Kjo vjen pasi këngëtarja theu heshtjen pas batutës fyese e denigruese të Bogdos që bëri për të dhe të vëllanë në emision.

Ajo theksoi se nuk është ofenduar nga ky ‘humor’ i Albanos pasi që prej vitesh jetojnë në realitetin e hidhur të showbizit shqiptar dhe se tani janë imun ndaj tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Mes tjerash, artistja e njohur ka vënë në pah se po merr masa ligjore ndaj tij.

Sa i përket shkrimit të aktorit, ai theksoi: “Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb.

1. Lirinë e fjalës

2. Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes

3. Kryqëzimin publik në qoftë se përdor një nga dy të parat

Mark Twain”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Read Entire Article