Albin Kurti: Jemi aleati më i mirë i BE/ Kreu i qeverisë i përgjigjet paralajmërimeve për sanksione

1 year ago 36
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur paralajmërimit të BE për një plan të dytë masash ndaj Kosovës, pas mospërfilljes nga kjo e fundit ndaj kërkesave për qetësimin e situatës në veri të vendit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se pavarësisht masave Kosova është aleatja më e mirë e BE.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

“Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka Qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj Qeverinë”

Kurti shtoi më tej se besimi i Kosovës ndaj unionit mbetet i pandryshuar dhe se nuk janë aspak të mërzitur.

“Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij Unioni, sepse besojmë në këtë Union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”

Qeveria e Kosovës komunikoi gjithashtu vendimin për shpalljen si organizata terroriste të dy formacioneve serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. Kurti deklaroi se ky vendim u mor duke u bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Grupet serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilat veprojnë në komunat veriore, janë akuzuar disa herë nga autoritetet e Prishtinës për ngjarje të ndryshme kriminale.

Read Entire Article