Alby zbulon se emri i saj e ka kuptimin ‘ndihma e Zotit’

11 months ago 11

Alby u bë një emër edhe më i njohur për publikun shqiptar që kur nisi rrugëtimin e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo tashmë ka folur hapur për jetën e saj private dhe eksperiencën si aktore e filmave për të rritur.

Alby së fundmi u pyet nga këngëtarja Monika Salihu edhe për kuptimin e emrit të saj dhe se nga e mori inspirimin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“E ka kuptimin Ndihma e Zotit, është me kuptim nga hebrenjtë, është emri i parë që kam hasur, me të vërteta i lutesha Zotit ma dërgo një ndihmë me më qetësuar me më ndryshuar”, është përgjigjur Alby.

Ndryshe, theksojmë që Alby ka treguar se tashmë ka hequr dorë nga puna si aktore e filmave për të rritur dhe tashmë është fokusuar në punën si influencere.

Alby mes tjerash ka zbuluar se është nënë e një vajze nga një lidhje e kaluar. /Telegrafi/

Read Entire Article