“Aleanca e kullave”, Bardhi i kthehet Bashës: Ke marrë dy kate në një kullë, je vetëshpallur kryetar. Kreu i PD: Luftën e ndyrë personale. Gojë çorap i pisët!

11 months ago 13
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Bardhi: U emocionova shumë veçanërisht nga kjo Aleanca e Kullave. Parafolësi është i vetmi që muaj e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca të kullave, numëro katet në kullat më të shtrenjta të tuat dhe familjarëve të tu. Je i vetmi njeri në këtë sallë i vetëshpallur kryetar. Nuk guxon të mbledhësh grupin. Je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je përfaqësues i PD-së. Je i rikthyer pas një viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tu, se me këta mbrapa nuk ta mban.

Basha:  Znj. Kryetarja prisja përgjigje nga ty dhe jo nga autorët e kësaj zallamahie. Meqë keni vendosur të nxirrni dhjam nga pleshti, jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, në tradhti të interesave të qytetarëve dhe demokratëve, kam një përgjigje votoni vettingun në politikë, mos e ndyni gojën.

Shqiptarëve do iu them është i vetmi parlament që nga viti 1991 ka një rregull, që deputeti nuk ka përgjegjësi për atë që thotë.

Sot ky rregull është bërë shkak të hapet goja çorap i pisët. Nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetime për mua, ose i nis për shpifësit. Shpifësit, gojë çorap pisët, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë PD-në për llogari të Ramës, ta dinë jo vetëm që nuk na i mbyllin gojën, por shumë shpejt do të përballeni me vettingun.

Këto nuk janë çështje të interesit të PD-së as të interesit tim personal. Shqiptarët janë neveritur me një parlament ku kap shpifja shpifjen, qelbësirllëku, qelbësirllëkun. Ndaj znj. Kryetare zbato ligjin, Kushtetutën.

Nikolla: Do të merrni përgjigjen e duhur. Unë kam thënë që do i drejtohem shërbimeve juridike dhe do i drejtohem dhe Komisionit të Rregullores për këtë situatë të paprecedentë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article