Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

4 months ago 8
Reklamë

Modelja e njohur shqiptare, Alesia Noka, do të jetë pjesë e një seriali turk të titulluar “Arjen Dizi”.

Këtë e bëri të ditur vetë modelja përmes një postimi në Instagram, derisa talentin e saj e zbuloi aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, i cili po ashtu do të jetë protagonist në këtë serial.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju lansimin e serialit Arjen Dizi, i disponueshëm në platformën Gain. Një falënderim i madh shkon për aktorin Tolgahan Sayisman që e bëri të mundur rolin tim në këtë projekt. Gjithashtu dua ta falënderoj Almeda Abazin për përkushtimin e saj drejt këtij projekti”, shkroi ajo përmes një postimi në Instagram.

Por kjo nuk është e tëra.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, bëri një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram për pjesëmarrjen e Alesias në serial, madje postimin e bëri në shqip.

“Zbulova një talent të ri shqiptar në aktrim”, shkroi aktori i njohur turk në llogarinë e tij.

Tolgahan Sayisman për vite është i martuar me aktoren e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku. /Telegrafi/

Foto: Alesia Noka / Instagram
Read Entire Article