Alessandra Ambrosio tregon figurën e saj mahnitëse në bikini, gjatë udhëtimit të Coachella

4 months ago 4
Reklamë

Alessandra Ambrosio ndau fotografi në Instagram të seancës së saj të fundit të rrezitjes, gjatë Festivalit të Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley.

Bukuroshja 43-vjeçare braziliane, tregoi linjat e saj perfekte, ndërsa relaksohej buzë pishinës mbi një batanije.

Alessandra, e cila mburret me 19.5 milionë ndjekës në rrjete sociale, shkoi ‘topless’ ndërsa vendosi një kapele që mbron fytyrën e saj nga rrezet.

“Kremi kundër diellit është pjesa më e rëndësishme e rutinës sime, sepse është baza për gjithçka”, tha Ambrosio për “Vanity Fair” javën e kaluar.

‘Kur mbroni lëkurën tuaj, shpenzoni më pak kohë duke u përpjekur ta riparoni dhe korrigjoni atë dhe nëse nuk përdorni krem kundër diellit, asnjë nga produktet tuaja të tjera nuk do të funksionojë siç duhet. Unë kurrë nuk largohem nga shtëpia ime pa e aplikuar atë dhe e mbaj një në çantë për ta riaplikuar në lëvizje”, tha modelja. /Telegrafi/

Read Entire Article