Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

4 months ago 6
Reklamë

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Një aligator 3 metra i gjatë ka bllokuar së fundmi rrotat e një aeroplani në bazën e Forcave Ajrore të Floridas.

Baza e Forcave Ajrore MacDill në Hillsborough ka postuar një foto në Facebook ku shfaqet aligatori teksa zvarritej midis rrotave të aeroplanit, përcjell Telegrafi.

Në vendngjarje u thirr Komisioni për Ruajtjen e Kafshëve të Egra të Floridas, i cili e zhvendosi zvarranikun në një lum pranë bazës.

“Aligatori është zhvendosur në një mjedis më të përshtatshëm jashtë bazës”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Read Entire Article