Alix Earle konfirmon lidhjen me futbollistin e Miami Dolphins, Braxton Berrios

1 year ago 27

Alix Earle hyri në Instagram për të konfirmuar se po takohet me yllin e futbollit, Braxton Berrios që aktualisht luan për Miami Dolphins.

Prej kohësh ajo përflitet se është në lidhje me atletin dhe tashmë modelja 22-vjeçare ka ndarë një imazh shumë intim me Berrios.

Influencerja e TikTok-ut u pa duke puthur yllin pranë plazhit teksa ajo i uroi atij ditëlindjen e 28-të.

Braxton kishte veshur rroba banje me vija të kaltra, jeshile dhe të bardhë. Ai mbante në krahë modelen Alix teksa ajo mbështillte këmbët rreth belit të tij, ndërsa kishte veshur bikini bardh e zi.

“Fans i madh i kësaj”, shkroi Braxton për urimin e ditëlindjes nag Alix.

Megjithatë lidhja e tyre nuk ka tërhequr vëmendje aq sa ka romanca e re mes një tjetër çifti të ri, Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Alix ka ngritur profilin e saj së fundmi, duke lansuar podcast-in e saj “Hot Mess’.

Ai filloi transmetimin në shtator në Unwell Network të themeluar nga prezantuesi i “Call Her Daddy”, Alex Cooper.

Sipas përshkrimit zyrtar, Alix ‘do t’ju lejojë të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë, përtej TikToks-it të saj’.

“Nga miqësitë te familja, përditësimet e marrëdhënieve te thashethemet, udhëtimet dhe lundrimi i jetës pas universitetit, përgatituni për të gjitha detajet e prapaskenës që keni pritur”, thuhet në përshkrim.

Përveç dhënies së këshillave për marrëdhënien dhe jetën, ylli është hapur edhe për çrregullimin e saj të të ngrënit. /Telegrafi/

Read Entire Article