Ambasada e SHBA-së dënon ashpër vrasjen e policit të Kosovës në Veri: Autorët para drejtësisë!

11 months ago 25
Reklamë

Ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit. Hovenier ka shkruar se SHBA-të dënojnë ashpër sulmet e okrestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve, ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këtë ngjarje tragjike. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article