Ambasada shqiptare në Mal të Zi: Kemi siguruar avokatë për tre të dhunuarit. Po ndjekim nga afër çështjen

9 months ago 21

Ambasada shqiptare në Mal të Zi thotë se ka siguruar avokat mbrojtës për tre shqiptarët e dhunuar barbarisht në qytetin Herceg Novi.

Në reagim thuhet se ka kërkuar nga autoritetet përkatëse zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Reagimi:

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article