Ambasadori amerikan në Kosovë i përgjigjet Vuçiçit: Aleanca më e fortë në histori është këtu

6 months ago 9
Reklamë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka konsideruar pozitiv takimi me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Mirëpo ka theksuar nevojën e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e dinarit. I pyetur nga gazetarët, ai është kundërpërgjigjur kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës.

Hovenier ka nënvizuar se Kosova dhe populli i Kosovës nuk duhet të ndihen të shqetësuar pasi aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

 “SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshmen. SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet më një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën… dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s”, u shpreh Hovenier.

Aleksandër Vuçiç së fundmi është shprehur se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç ka thënë se nëse ata zgjedhin Kosovën, atëherë “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë”.

Top Channel

Read Entire Article