Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e ‘theu qafën’ – katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

4 months ago 15
Reklamë

Në një incident të pazakontë, influencuesja 21-vjeçare përfundoi në spital pasi gogësiu shumë.

Jenna Sinatra nga New Jersey me sa duket hapi gojën më shumë seç duhej, duke rezultuar në një “bllokim të nofullës”, raporton NDTV.

Ajo e dokumentoi këtë në Instagram, vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj. E dëgjojmë teksa i thotë mjekut se nuk mund ta mbyllë gojën për një orë dhe se ndjen dhimbje.

Menjëherë u organizua imazhi me rreze X dhe u konstatua dislokimi i nyjës së nofullës.

“Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur”, ka shkruar ajo krahas videos, e cila është parë nga më shumë se 2.4 milionë njerëz.

Ajo kaloi disa orë në spital, mori terapi dhe katër mjekë morën pjesë në rregullimin e nofullës së saj. Më pas e paralajmëruan se problemi mund të përsëritej.

Videoja e Jennas u shpërnda nga kirurgu plastik Dr. Anthony Yan nga Michigan, i cili më pas shpjegoi se “kjo ndodh rrallë dhe shkaku është gogësia. Ndodh dislokimi i nofullës dhe zakonisht korrigjohet me medikamente relaksuese dhe rregullime manuale”. /Telegrafi/

Read Entire Article