Amerikanja mori me vete mbetje të një gjirafe nga udhëtimi në Kenia për të bërë një gjerdan me to

11 months ago 24
Reklamë

Një kuti me mbetje gjirafe është sekuestruar nga agjentët doganorë në një aeroport amerikan pasi një grua i mori me vete për të bërë një gjerdan.

Gruas iu inspektuan gjërat e saj pas mbërritjes në aeroportin Minneapolis-Saint Paul në Minesota më 29 shtator, tha Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.

Ajo u tha zyrtarëve se mblodhi mbetjet nga një udhëtim në Kenia dhe e mori me vete për të krijuar një gjerdan.

Gruaja nga Iowa, tha se më parë kishte bërë një gjerdan me fekale të një dreri.

Mbetjet e një gjirafe mund të sillen në SHBA me lejet dhe inspektimet e duhura, sipas Radios Publike të Minesotës. /Telegrafi/

Read Entire Article