AMP denoncoi skandalin me sistemin TIMS, reagon Prokuroria e Tiranës: Materialet e dorëzuara nuk ishin të plota

11 months ago 22
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Pasi kallëzimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, vjen reagimi nga Prokuroria e Tiranës.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.
Në reagimin e organit të akuzës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA, e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave. I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështetjen amerikane sa iu përket hetimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article