Ana dhe Arta Kabashi publikojnë duetin “Jena shqipe”

10 months ago 40

Dy motrat këngëtare, Ana dhe Arta Kabashi kanë lansuar një duet të ri pikërisht në ditën e 28 Nëntorit.

Ato sollën bashkëpunimin me titullin “Jena shqipe”, të cilin e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin u kujdesën vet artistet, ndërsa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marko, i cili është edhe producenti i këngës.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Në klipi e punuar nga “Bug Production”, Ana dhe Arta shkëlqyen me dukjen teksa në disa skena u shfaqën edhe me veshje tradicionale shqiptare.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Ndërkohë, krahas muzikës ato mbetet të angazhuara edhe në fusha të tjera, teksa të dyja janë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article