Anëtari i BTS publikon këngën e re “Seven”

1 year ago 84
Reklamë
12:06 14/07/2023

Disa prej anëtarëve të grupit Korean të djemve po vijojnë në projektet e tyre solo

Një prej anëtareve të grupit të njohur muzikor “BTS”, Xhun Kok ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Seven”.

Grupi korean i djemëve aktualisht  po bën një pauzë të shkurtër nga muzika për shkak se dy nga shtatë anëtarët  e grupit po shërbimin e detyrueshëm ushtarak ndërsa anëtarët e tjerë po vazhdojnë  me projektet dhe koncertet e tyre solo.

Kënga e re e cila u publikua në orët e para të mëngjesit vjen me surprizë për shumë fansa pasi pjesë e këngës është edhe vokali i reperes së njohur amerikane Latto. Kënga e re Xhun Kok vjen pas publikimit të dy këngëve të tjera si “My You” dhe “Still With You”.

Për të promovuar këngën e re anëtari i “BTS” do të performojë drejtpërdrejt në Cenral Park të New York-ut ku pritet të mblidhen mijëra fansa.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article