Anëtari i BTS u dedikon fansave këngën e re

8 months ago 34
Reklamë
23:36 22/12/2023

Projekti i fundit muzikor vjen pasi Jimin nisi ushtrinë

Anëtari i grupit muzikor BTS Jimin publikoi këngën e tij më të fundit “Closer Than This”.

Projekti i fundit muzikor i dedikohet të gjithë fansave që kanë mbështetur grupin korean dhe u kanë dhënë atyre një sukses të jashtëzakonshëm.

Videoklipi i këngës i çon fansat pas në kohë në momentet kur grupi muzikor doli për herë të parë në 2013 në koncertet e tyre më të mëdha dhe momentet më të spikatura në karrierën e tyre.

Kënga “Closer Than This” vjen pak më shumë se një javë pasi Jimin nisi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak, sëbashku me shokun e grupit Jungkook.

Dyshja ishin të fundit nga grupi që nisën ushtrinë, dhe të 7 anëtarët e BTS aktualisht po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article