Anëtarja e ‘Blackpink’ me këngë të re solo

11 months ago 25
Reklamë
15:52 04/10/2023

Jennie do të sjellë për publikun të premten këngën ‘You&Me’

Anëtarja e grupit të njohur muzikor Blackpink ,Jennie do të sjellë për publikun këngën e parë solo.

E titulluar You & Me” kënga do të publikohet ditën e Premte. Mediat e huaja shkruajnë se fansat e patën kontaktin e parë me këtë projekt muzikor kur ajo e këndoi këtë këngë gjatë koncertit hapës të turneut botëror të Blackpink ‘Born Pink’ në Seul, Koreja e Jugut në Tetor të vitit 2022.

Një version remiks i këngës u shfaq gjithashtu edhe gjatë koncertit të tyre në Hyde Park të Londrës në Korrik 2023.

Kjo këngë e re e artistes vjen pas shkrimeve të mediave në Korenë e Jugut të cilat bënë me dije se disa nga anëtarët e Blackpink mund të mos rinovojnë kontratat e tyre me kompaninë YG Entertainment.

Megjithatë, kompania që i menaxhon anëtaret e grupit të njohur muzikor bën me dije se diskutimet janë duke vazhduar dhe asgjë lidhur me kontratat e grupit nuk është konfirmuar ende.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article