Angellov: Largohet rreziku për qytetarët që kalojnë nën sheshin Skënderbeu

11 months ago 30

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov, bëri të ditur se trotuari që kalon nën ish-shtëpinë e mallrave “Most” dhe sheshin “Skënderbeu” ishte i pasigurt dhe nuk kishte gardh, ndërsa në të lëvizin shumë këmbësorë, çiklistë, trotinetë elektrik dhe skuterë.

Për këtë qëllim, Angellov ka kërkuar nga Bashkia e Shkupit që të vendoset gardh, pas çka kjo punë edhe është kryer.

“Për këto arsye, QMK-ja iu drejtua Qytetit të Shkupit me kërkesë për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në drejtim të rrugës, në skajin e këtij trotuari, i cili në disa vende është më i lartë se dy metra në raport me rrugën. Kohë më vonë, qyteti i Shkupit na njoftoi se në trotuarin në të dy anët e bulevardit është vendosur një barrikadë nën shtëpinë e mallrave “Most” dhe sheshin “Skenderbeu””, tha Angellov.

Ai shtoi se ky gardh është i sigurtë dhe garanton sigurinë e qytetarëve që kalojnë këtu./Telegrafi/

Read Entire Article