Angli/ Babale me telefon në burg, flirtime me vajza e lojëra në Tik-Tok

1 year ago 23
Reklamë

Një shqiptarë i cili vuan në burgun e Manchesterit një dënim prej 32 vitesh për vrasje është ekspozuar si përdorues i një telefoni ilegal.

Sipas Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, Eugert Merizaj 32 dënuar për vrasje  e një rivali Kurd futen në TikTok e luan lojëra ku nuk mungojnë edhe bashkëbisedueset ferma.

Kur luan këto lojëra në Tik-Tok thotë kjo gazetë atij i dërgojnë “gifte” dhurata nga ata që e ndjekin gjate lojës.

Kjo thuhet në artikull është një thyerje e rëndë e masave të sigurisë në burg nga sipas asaj që ka thënë Merizaj është futur me dron e më pas ai e ka blerë.

“Nëse ia kalin do të blejtë një tjetër për 2000 paund ka thënë shqiptari” thuhet në artikull.

Merizaj thotë Mail on Sunday i cili përdor pseudonimin Babale, në një prej lojërave Live futi një tjetër të burgosurit i quajtur Cameron.

“Të dy flirtuan me një femër e cila tha se është 21 vjeçe.Ky është shejtan te të bën të qeshësh. A e din ajo që je në burg” ka thënë Cameron.

Kjo gazetë thotë se ka zbuluar një tjetër fakt se Merizaj ka zhvilluar një lojë Live në TikTok me një tjetër shqiptare që vuan dënim përjetë në Greqi.

Merizaj thuhet më tej në artikull ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët çuan në një shtëpi një shitës kanabisi

Hemawand Ali Hussein  në Hartlepool në vitin  2019 nga ku e ekzekutuan me plumb në kokë.

Me pas Merizaj iku nga Anglia dhe shkoi në Belgjikë nga ku oficerë policie të armatosur e arrestuan e më pas ai u ekstradua në Angli.

Për këtë vrasje me Merizaj  janë dënuar edhe 3 shqiptarë të tjerë ndërsa tre të tjerë janë në arrati e të kërkuar nga policia.

Vrasja e kurdit

Prishja e pazareve të drogës shtyu shqiptarin Eugert Merizaj që të vriste 30-vjeçarin Hamawand Ali Hussain më 14 shtator të 4 viteve më parë.

Ai ishte  i martuar me një angleze dhe babai dy femijëve të mbetur jetim.

Në seancën gjyqësore u mësua se një papagall u trondit dhe fluturoi nga kafazi i tij pasi Hussain u qëllua për vdekje me një armë gjahu në një shtëpi në një rrugë Hartlepool. 
Ishte fqinji, njëkohësisht pronari i papagallit, David Walker, i cili i tha policisë se ai nuk dëgjoi asgjë për shkak të problemeve me dëgjimin, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi i tij.

Walker pa nga dritarja e tij tre burra duke vrapuar pastaj një burrë tjetër me Toyota Hilux të bardhë të parkuar jashtë, pastaj një i pestë që doli nga shtëpia dhe mbylli derën.

Ali Hussain, u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Hartlepool.

Eugert Merizaj sipas prokurorit të çështjes ishte njeriu që urdhëroi e organizoi grupi  e shqiptarëve një javë para vrasjes duke i mbledhur në një shtëpi në Bolton.

Disa ditë para vrasjes ai u fiksua nga kamerat e sigurisë duke blerë një sëpatë, litar e lidhëse plastike duarsh në dyqanin B&Q në Middlesboroug.

Ai gjatë procesit mohoi përfshirjen në vrasje por pas dy javë proces gjyqësor u gjet fajtor e dënuar më pas me 32 vite burg.

Tre nga bashkëpunëtorët Merizajt – Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku edhe ata u dënuan për përfshirjen në këtë vrasje.

Anxelo Xhaferi, 25 vjeç nga Acton Street në Middlesbrough, u lirua nga të gjitha akuzat.

Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës shqiptare të drogës si pjesëmarrës në vrasje – Sajmir Dodoveci, Armando Marku dhe Daniel Kadiu të gjithë janë në arrati.

Ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti me dyshimin për vrasje.

Top Channel

Read Entire Article