Anita i drejtohet Shqipes në BBVK: Unë jetoj me një komandant lufte, me ta luftën e ke të humbur

11 months ago 28

Spektakli i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 të hënën ka pasur debate të shumta.

Një ndër ta ka qenë ai i Shqipes me Azemin, ku për të qetësuar situatën ka ndërhyrë opinionistja e programit, Anita Muçaj – Haradinaj.

Ajo i është drejtuar Shqipes duke i thënë që të bëjë kujdes pasi Azemi ka qenë ushtar, dhe si një grua e një ish-komandanti lufte, e di mirë se sa vështirë është të debatosh me ta.

“Unë jetoj me një komandant lufte, me një ushtar dhe duke e ditur që Azemi ka qenë ushtar po e zgjate muhabetin mbi tri fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht ta dish që e ke humbur luftën, nuk të dëgjon më. Je në një trotuar me njerëz televizivë që duan të marrin vëmendje televizive”, ka thënë Anita.

Me këtë ajo iu referua martesës së saj me ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-komandantin e luftës, Ramush Haradinajn.

Anita është për të dytin vit radhazi opinioniste në BBVK, kësaj radhe krah gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane. /Telegrafi/

Read Entire Article