Anulohet takimi Balla-Ikonomou , shkak trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb! Humb jetën 29-vjeçari, 96 te arrestuar

1 year ago 24
Reklamë

Eshtë anuluar takimi dypalësh i Ministrit të Brendshëm Taulant Ballës me homologun e tij grek Ionais Ikonomou.

Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi.

Si pasojë e këtyre trazirave ka humbur jetën një 22-vjeçar, tifoz i Aekut.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në lidhje me përleshjet janë arrestuar 96 persona, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.

Gjatë këtyre përleshjeve të dhunshme janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

07.08.2023, AEK Athens🇬🇷 vs BBB (Dinamo Zagreb🇭🇷), AEK run https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/GFU1DwWCj7

— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023

Ministri Grek i Mbrojtjes së Qytetarit Ionais Ikonomou dhe homologu i tij Shqiptar Taulant Balla do, do të takoheshin paraditen e së martës në pikën kufitare të Kakavijës, për të dhënë mesazhin se pavarësisht sezonit të pushimeve, të dyja palët kanë përveshur mëngët për të përballuar më së miri problematikat mes dy vendeve.

Top Channel

Read Entire Article