Apeli i Papa Françeskut: Izraelitët dhe palestinezët duhet të jetojnë në dy shtete

10 months ago 30
Reklamë

“Çdo luftë është një disfatë. Asgjë nuk zgjidhet me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog”. Kështu u shpreh Papa Françesku në intervistën e gjatë me drejtorin e emisionit të lajmeve të RAI1, Gian Marco Chiocci.

“Në luftë një shuplakë sjell tjetrin. Njëra e fortë dhe tjetra edhe më e fortë dhe kështu vazhdon. Lufta është një disfatë”, tha papa.

Ai tha se duhet një zgjidhje e mençur dhe kjo për Papën është sa vijon:

”(Izraelitët dhe palestinezët – shën. i përkth.) janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”, shtoi Ati i Shenjtë.

Ai theksoi se luftërave dhe konflikteve aktuale mund t’u jepet fund përmes mençurisë dhe ndjenjës së humanizmit.

“Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi Papa.

Read Entire Article