Apeli lë në burg Vangjush Dakon

1 year ago 31
Reklamë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, la në masë sigurie “arrest me burg” Vangjush Dakon, ish-kreun e bashkisë Durrës.

Dako kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë në GJKKO, mirëpo edhe Apeli nuk ka bërë asnjë ndryshim duke lënë në qeli, ish-numrin  një të bashkisë  së qytetit bregdetar.

Madje Apeli nuk ka ndryshuar asnjë vendim edhe për personat e tjerë të arrestuar për të njëjtën cështje, ish-zyrtare të bashkisë Durrës.

Vangjush Dako dhe ish-zyrtaret e larte te kesaj bashkie akuzohen per shperdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D., F.E., M.S.(P.), F.H., F.F., A.B., ndaj vendimeve nr. 57, datë 06.06.2023 dhe nr. 61, datë 08.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim V.D.

– Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.E. dhe F.H.

– Miratimin e vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim M.S.(P.), F.F. dhe A.B.

Read Entire Article