APP kundër ngacmimeve në plazh në Marsejë! Në ndihmë të grave dhe vajzave që duan të bëjnë plazh vetëm

1 year ago 28

Qyteti i Marsejës lançoi një aplikacion që lejon këdo të denoncojë ngacmimet seksuale në plazhe.

Aplikacioni ka ardhur si një risi kryesisht për femrat, të cilat shpesh bien pre e ngacmimeve gjatë sezonit të verës.

 “Mendoj se është një gjë e mirë për gratë dhe vajzat e reja që janë vetëm në plazh, të cilat duan të kalojnë një kohë relaksuese pa u shqetësuar”

 Nëpërmjet këtij aplikacioni të quajtur “Plazhi më i sigurt” që mund të shkarkohet falas, çdokush mund të bëj raportime dhe një ekip i specializuar dhe i përbërë nga disa persona do të paraqitet menjëherë në vendin ku është lëshuar sinjali.

“Më shumë se një në tre gra të moshës 18 deri në 34 vjeç ka qenë tashmë viktimë e dëmtimit apo ngacmimeve në plazh. Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kanë frikë të shkojnë sërish në atë plazh vetëm.”

 Pas fazës eksperimentale që u zhvillua vitin e kaluar në një plazh të vetëm, qyteti i Marsejës vendosi që këtë verë të zgjerojë sistemin dhe në katër plazhe të tjera, deri më 31 gusht.

Ndërkohë për tu ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve është krijuar një ekip prej 15 personash që do të ndërmjetësojnë për çdo lloj situate që do të raportohet.  Por kjo risi nuk është mirëpritur nga një pjesë e këshillit bashkiak të qytetit.

Top Channel

Read Entire Article