Apple ende “kontribuues” në gjenerimin e mijëra mbeturinave elektronike

9 months ago 31
Reklamë

Ndonëse Apple mori vlerësime të larta nga ambientalistët për heqjen e lëkurës së kafshëve nga përdorimi lidhur me produktet e tyre, ende përballet me kritika për lansimin e shpeshtë të produkteve.

Duke lansuar produkte të përditësuara çdo vit, shpesh me vetëm ndryshime të vogla, Apple krijon kërkesë për artikuj që përdoruesve nuk u duhen realisht dhe kontribuon në grumbullimet e mbeturinave elektronike (e-waste) që po rriten në të gjithë globin, transmeton Telegrafi.

Sipas GlobalData, Apple gjeneroi 52,490 ton mbeturina në vitin 2021, një rritje prej 14.8 për qind nga viti 2020.

Apple është akuzuar për ekzagjerimin e praktikave kinse miqësore ndaj mjedisit në vende sikurse Brazili dhe Franca.

Në vitin 2022, një grup aktivistësh francezë për mbrojtjen e mjedisit e paditën kompaninë për përfshirje në praktika të kota, duke bërë produkte me jetëgjatësi të kufizuar dhe duke krijuar produkte vështirë të riparueshme. /Telegrafi/

Read Entire Article