Apple paralajmëron rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit!

10 months ago 36
Reklamë

Apple ka njoftuar rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit.

Abonimi mujor i Apple TV+ tani do të kushtojë 9,99 dollarë, nga 6,99 dollarë. Në baza vjetore, abonentët do të duhet të paguajnë 36 dollarë shtesë. Një vit më parë, Apple rriti çmimin e abonimit nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë. Sipas kompanisë, nuk do të ketë reklama në abonim. Ndryshimi zbatohet menjëherë për përdoruesit e rinj, ndërsa për përdoruesit ekzistues në rinovimin e radhës.

Apple TV+ nuk është shërbimi i vetëm për të cilin kompania po rrit çmimet. Apple Arcade, platforma e lojrave, ngriti çmimin nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë. Një rritje u njoftua edhe në çmimin e Apple News, i cili tani kushton 12,99 dollarë, tre herë më shumë se sa paguanin abonentët deri vonë. Rritjet e çmimeve prekin edhe Apple One, abonimi që integron të gjitha shërbimet e kompanisë. Tani çmimi për një abonim individual është 19,95 dollarë, ndërsa paketa familjare kushton 25,95 dollarë në muaj.

Sipas kompanisë me bazë në Kaliforni, nuk ka asnjë ndryshim në çmimet e Apple Music, Apple Fitness+ dhe iCloud+. Të ardhurat e Apple nga abonimet ishin 21 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, 8% më shumë se një vit më parë. Rikujtojmë, se hulumtimi i kompanisë analitike Counterpoint ka publikuar së fundmi një analizë të tregut për tremujorin e tretë, kur bëhet fjalë për shitjet e telefonave. Sipas raportit për periudhën korrik-shtator, dërgesa globale e telefonave shënoi një rënie prej 8% në tremujorin e përmendur, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Top Channel

Read Entire Article