Apple thotë se shenjat e gishtërinjve mund të ‘ndryshojnë përkohësisht ngjyrën’ e kornizës së titanit tek modelet Pro të iPhone 15

11 months ago 30
Reklamë

Apple pretendon se gjurmët e gishtërinjve mund “ndryshojnë përkohësisht ngjyrën” e kornizës së së titanit në modelin iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Për fat të mirë, Apple thotë se kjo nuk është një gjendej e përhershme, pasi gjurmët e gishtërinjve mund të pastrohen ashtu si në çdo iPhone tjetër për ta kthyer në gjendjen e mëparshme, transmeton Telegrafi.

“Për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max, vaji nga lëkura juaj mund të ndryshojë përkohësisht ngjyrën e brezit të jashtëm”, thotë Apple. “Fshirja e iPhone-it tuaj me një leckë të butë, pak të lagur, do të rivendosë pamjen origjinale”.

Fotot e modeleve të iPhone 15 Pro me shenja gishtash të dukshme në kornizën e titanit kanë qarkulluar në mediet sociale që kur u prezantuan javën e kaluar, por klientët nuk duhet të shqetësohen për dëmtimin e përhershëm.

Të gjitha modelet e iPhone 15 lansohen këtë të premte, derisa porositë tashmë kanë filluar të mbërrijnë për klientët në Australi dhe Zelandën e Re. /Telegrafi/

Read Entire Article