Arbenita Ismajli thekson linjat joshëse në imazhet e reja

11 months ago 11

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajlin është një emër mjaft i përfolur.

Lidhja e saj e më pas martesa me reperi, Fero e bën një nga personazhet më të njohura në show bizz-in vendor.

Por, muaj me parë dyshja që janë prindër të një vajze vendosën t’i ndanin rrugët, pasi modelja akuzoi reperin për dhunë fizike.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Megjithatë, përkundë zhvillimeve në jetën private, Arbenita mbetet aktive në rrjetet sociale dhe disa foto atraktive ka postuar edhe së fundmi.

Bukuroshja nga Kumanova u shfaq në formë të mrekullueshmë në foto me veshje të shkurtër sportive.

Në një tjetër imazh, Arbenita theksoi profilin e përkryer ndërsa shihet me makijazh të theksuar, flokët të kapura dhe vathë ari.

Natyrisht, në postim nuk mungoi edhe një foto e ëmbël e vajzës së saj Nina.

Ndryshe, kujtojmë që pas ndarjes Fero, i cili është tërhequr nga muzika për të iu përkushtuar fesë islame, i kërkoi falje dhe ribashkim modeles në një postim publik në Instagram. /Telegrafi/

Read Entire Article