Ariana Grande nxjerr në treg parfumin “Cloud Pink”

1 year ago 32
Reklamë
23:15 14/08/2023

Linja e re e parfumeve vjen pas lidhjes së re të këngëtares

Ariana Grande ka nxjerrë në treg linjën e saj të re të parfumeve të quajtur ‘Cloud Pink’. 30-vjeçarja zbuloi parfumin e ri përmes disa fotove në rrjetet sociale. Përveç 2 postimeve të saj, Grande ndau disa foto nga prapaskenat e xhirimeve për parfumin e saj, “Cloud Pink” në rrjetet sociale.

Ky parfum është shpërndarë në të gjitha dyqanet “Ulta Beauty”, ku klientët mund ta bëjnë të tyre. Lancimi i linjës së re të parfumeve vjen pas ndarjes nga partneri i saj, Dalton Gomez. Çifti i dhanë fund romancës së tyre pas dy vitesh martesë. Tre ditë pasi doli lajmi për divorc, u zbulua se Grande filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, me të cilin ajo luan në filmin Wicked që pritet të dalë së shpejti.

Shumë media rozë shkruajtën se këngëtarja ishte arsyeja e ndarjes së aktorit nga bashkëshortja e tij, Lilly Jay me të cilin ka edhe 1 fëmijë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article