Arjola Demiri thotë se nuk ka hyrë akoma në shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

11 months ago 20

Ajo është njëra nga banoret që ka marrë vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për Arjola Demirin, e cila në atë format bëri rrëfime të ndryshme si për karrierën ashtu edhe për anën private.

Teksa ka dhënë së fundmi një intervistë, aktorja tropojane u pyet nëse ka hyrë në apartamentin që iu dhurua në BBVA.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se është në përfundim dhe se së shpejti do ta gëzojë bashkë me fëmijët.

“Pikë së pari do të banojë në një ambient shumë të sigurt për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje, artistja shtoi: “Pikë së dyti, shumë shpejt do ta marrë çelësin që më është dhuruar”.

Arjola vlen të ceket se është nënë e tre fëmijëve. /Telegrafi/

Read Entire Article